“Qeveria, organizatë kriminale”, Vasili: Ka konsumuar aferën më monstruoze. Protesta tek inceneratori i Tiranës që qytetarët të shohin si grabiten. Përballje me ta dhe drejtësinë

Tuesday, 13 September 2022 15:00

 

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka folur për protestën e paralajmëruar në inceneratorin e Tiranës të cilin ai e cilësoi si skena e krimit ku janë grabitur qindra miliona euro.

Vasili tha se organizata kriminale e drejtuar nga Kryeministri po vepron çdo ditë dhe ka rrëmbyer qindra miliona euro nga qytetarët shqiptarë edhe me afera të tjera përveç inceneratorëve.

“Është vendi ku ka ndodhur një krim shumë i madh, grabitja e qindra miliona eurove. Skena të tilla krimi kemi kudo në Shqipëri, në Elbasan, ne Fier, etj. Shkojmë aty që shqiptarët të shikojnë se si rrëmbehen qindra miliona euro, se si një organizatë kriminale e drejtuar nga Kryeministri vepron në mënyrë të përditshme vepron çdo ditë. Kjo skenë krimi sigurisht denoncohet me çdo force pikërisht atje”, tha Vasili.

I pyetur se sa ndjeshmëri kanë marrë nga qytetarët që presin t’i bashkohen sot protestës, ai deklaroi se ndjeshmëria e tyre është maksimale dhe se kjo është afera më e zezë e pluralizmit, një aferë qindra milionëshe.

“I ka këmbët si oktapod edhe në sektorë të tjerë, si ujësjellës, rikonstruksione shkollash, etj. Organizata kriminale e mbështetur nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejt, ministrat, Veliaj, në të gjitha nivelet. Kjo organizatë kriminale ka konsumuar aferën më të zezë, më monstruoze. Asnjë qytetar nuk ka as dilemën më të vogël se janë vjedhur miliona euro.

Kjo do të jetë dëshmi tjetër e një ndjeshmërie shumë të madhe të qytetarëve. Një grumbull i madh qytetarësh do t’i përcjellë mesazhin të tjerëve. Do marrin ndjeshmërinë dhe do shohin vendin e krimit. Kur çmimet janë rritur, papunësia është ajo që është atje vazhdojnë të varrosen qindra miliona euro. Këtë dëshmi do ta kenë të gjallë si asnjëherë tjetër. Njerëzit duhet të shohin se ku vidhen paratë e tyre. Grabiten përditë”, tha Vasili.

Ai theksoi se “qeveria është organizatë kriminale dhe e ka përballjen sot me qytetarët dhe drejtësinë”.

“Ne kemi detyrë të ngremë qytetarët në këmbë, drejtësia vepron shumë avash. Faktet ulërijnë, janë me vulë e me firmë dhe ky është një moment që nuk pres reagim nga qeveria, pres reagim nga drejtësia. Është detyrim i saj, është shumë vonë madje.

Nuk futet minareja në xhep, është iluzion. O do të përballen me ta, o do të vendosen krah tyre. Nuk besoj se do vihen në krah të atyre që kanë vjedhur para”, u shpreh Vasili.

Sa i përket bashkëpunimit me PD-në dhe pjesëmarrjes në protestën e sotme, ai tha se do të ketë përfaqësues të saj që do të flasin.

“Kemi bashkëpunuar me PD-në. Do ketë përfaqësues të Partisë Demokratike që do të flasin, do ketë një mesazh të z. Meta, qytetarët që do të flasin nga këndvështrimi i tyre se si i gërryen ky korrupsion i tmerrshëm i kësaj organizate kriminale. Nuk është një individ, është një rrjet. Kemi parë realitete që të vdekurit firmosin. Jemi në konsumimin më vulgar të kësaj hajdutërie”, tha ai.

Vasili paralajmëroi se protestat do të vijojnë. “Përqendrimi tek inceneratorët, por sepse koha e dokumenteve, shkresave flet. Nëna e gjithë të këqijave është korrupsioni, gjeneron paratë e pista të kriminelëve. Nqs nuk luftohet korrupsioni nuk mund të ketë asnjë luftë të fituar. Çdo qytetar duhet të bindet se si grabitet nga kjo qeveri.

Ne kemi denoncuar dhe afera të tjera korruptive. Janë 450-500 mln euro. Znj. Kryemadhi ka denoncuar evazionin fiskal që shkon rreth 180 mln euro.

Protestat duhet të jenë të kombinuara, aty ku ndodh ngjarja. Z. Meta ishte në Shijak, denoncoi skandalin me plehrat”, u shpreh deputeti i PL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...