Gjatë protestës tek inceneratori i Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza se SPAK po bashkëpunon me qeverinë për të blerë zgjedhjet vendore.
Ilir Meta nga protesta e thirrur për inceneratorët tha se para drejtësisë duhet të dalë kryeministri Rama të cilin e ka cilësuar si 'kryetari' i një organizate kriminale së bashku me Veliajn.
Meta edhe njëherë ka hedhur akuza ndaj SPAK se po bashkëpunon me qeverinë dhe nuk po sheh faktet.
"Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindjes e SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thonë se drejtësia e re vazhdon.
A nuk vepruan kështu këta me ish-ministrin dhe ish-drejtorin dhe deputetin. Denocmimet për ta u bënë me fakte me numra llogarie, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk u ndërmor asnjë veprim se me lekët e inceneratorëve duhej të blihej vota e shqiptarëve", tha Meta