Ilir Meta ka drejtuar protestën e parë e Partisë së Lirisë që kur mori drejtimin e kësaj force politike. Protesta e organizuar tek inceneratori i Tiranës kishte si qëllim denoncimin e asaj që Partia e Lirisë e cilëson mega aferë korruptive.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj afere korruptive për të cilën siç tha, LSI e dikurshme e ka denoncuar që në mars.
“Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë.
Burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie por nuk çojnë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn. Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak.
Me atë firmë futi në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafien e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim”, tha Meta