Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta deklaroi këtë të martë se nuk ka asnjë shqetësim nga ndonjë institucion drejtësie qoftë në Shqipëri, qoftë në çdo vend të botës
I ftuar në Ora news, Meta deklaroi se të gjithë paditë e ngritura ndaj tij në SPAK janë për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve por dhe çështje të tjera që ai ka denoncuar.
Ai shtoi se të gjithë akuzat ndaj tij janë tregues të shqetësimit që Edi Rama ka për daljen e tij nga Presidenca me shqiponjë.
“Asnjë dosje nuk ka vlerë atje pa firmën e Edi Dramës, Rama më fal. Është Edi Rama që i ka bërë shumë prej tyre bedela dhe do bëj dhe ca të tjerë për të shtyrë këtë kohën që i ka ngel.
Ai është personi i parë që mund të provohet integriteti i këtij institucioni si i pavarur.
Për sa më takon mua asnjë shqetësim nga asnjë institucion drejtësie këtu dhe në të gjithë botën.
Të gjitha panditë ndaj meje në SPAK janë për të tërhequr vëmendjen ndaj aferës së inceneratorëve dhe nga do çështje tjetër që unë kam ngritur.
Edi Rama e vuan shumë atë faktin që unë dola nga Presidenca duke bërë shqiponjën, ai do donte që unë të dilja ndryshe në forma të tjera, por kjo është fatkeqësia e tij pasi jo çdokush mund të blihet me para”, tha Meta