Krytari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë të martë se është dakord me propozimin e sekretarit të Rithemelimit në PD, Ylli Asllanit, për ndarjen e re territoriale, ku propozohen 95 bashki dhe 5 rajone.
Meta risolli në vëmendje dhe reformën territoriale të ndërmarrë kur LSI ishte në koalicion me PS në vitin 2014, ku tha se marrëveshje Rama-Basha kishte nisur që në atë kohë për të goditur Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Unë mendoje se nuk duhet të ketë ndarje administrative. Kjo reformë në vitin 2014 nuk votohej pa 84 vota dhe, LSI kishte 18 mandate dhe unë e kam vendosur si kusht që duhet të përfshihej Partia Demokratike në këtë reformë.
Kemi dërguar në konferencën e PD-së Bashkim Finon dhe Petrit Vasilin dhe të dy kanë shkuar dhe kanë thënë na shkoni na jepni propozimin tuaj. Ata thanë do ta japin por nuk e dhanë kurrë. Arsyeja ishte kjo pasi Basha dhe Rama ishin në marrëveshje. Marrëveshja ishte kjo, në zonat që PS do t’i linte Lëvizjes Socialiste për Integrim ai do të minonte kandidatin e LSI që të fitonte kandidati i PD.
Ne jemi shumë dakord me të gjitha propozimet që ka bërë Ylli Asllani sot”, tha Meta