Financimi rus në PD/ Berisha-Bashës: Nga dolën 600 e ca mijë euro? Rama e mori peng për zvergu

Hënë, 19 September 2022 20:25
Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek financimi rus i ish-kreut të demokratëve Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarë të Pukës.

Sipas Berishës, Rama mori peng për zverku Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund.

 
 
Ai bëri thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen, ndërsa Lulzim Bashës i kërkoi që të tregojë kush është e vërteta e financimit rus.
 
Berisha tha gjithashtu se Rama është armiku dhe për të ardhur në pushtet nuk do përdorin dhunën, por një revolucion paqësor.

Berisha: Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar.

Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi.

Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD.

Ne kemi një armik para, dhe ky armik është Edi Rama. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me kryengritje paqësore ne duhet ta heqim nga pushteti atë. Nëse ne e lejojmë  këtë armik që dhunon votat dhe lirinë, interesin kombëtar Shqipëria do zhbëhet, por ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë. Ndaj duhet të bashkohemi. Ky vend nuk është për tu braktisur, por ky vend është i bekuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...