Pas urdhrit absurd të Prokurorisë së Tiranës, media e madhe angleze publikon emailet e hackerave

Tuesday, 20 September 2022 09:13
 
 Media e madhe angleze 'The Telegraph' ka publikuar këtë të hënë emailet që rrodhën nga sulmi kibernetik në Shqipëri. 

Sot, Prokuroria e Tiranës nxori një urdhër absurd që ndalon mediat të raportojnë ato që hackerat iranianë bëjnë publike në faqet dhe grupet e tyre në rrjetet e komunikimit, pas sulmit ndaj sistemit TIMS të Policisë së Shtetit, me pretendimin se cenohet siguria kombëtare. 

Por pikërisht ditën e sotme një prej mediave kryesore në Britaninë e Madhe i ka dhënë hapësirë të konsiderueshme emaileve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike, të konsideruara bisedime sekrete, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. 
 
 

Në emailet e shkëmbyera mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, flitet për mekanizma të përbashkët parandalimi të emigracionit shqiptar drejt tokës britanike, por edhe për të goditur segmentet e krimit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë funksion, dy vendet kanë rënë dakord që Porti i Durrësit, destinacion i kokainës nga vendet e Amerikës Latine, të monitorohet edhe nga policë anglezë në të ardhmen.

Efektivët anglezë do të kenë akses edhe sa i takon kontrollit të pasagjerëve që largohen përmes Portit më të madh në vend. 

Kjo është ajo që zbulohet nga emailet që tashmë janë në duart e hackerave dhe janë bërë publike. 

Mbetet për t'u parë nëse drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës do të nxjerrin edhe ndonjë urdhër të ndalon mediat e huaja të publikojnë materialet që kanë në dorë hackerat. 

Image

Artikulli i The Telegraph
Një email i hackuar nga sulmi kibernetik iranian ndaj sistemeve të IT, zbulon bisedimet sekrete midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për luftimin e krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Irani është akuzuar nga Shqipëria dhe SHBA për sulmin ndaj sistemeve kompjuterike të përdorura nga policia e shtetit shqiptar. 

Negociatat sekrete mes dy vendeve pasojë një marrëveshje të nënshkruar verën e kaluar nga Priti Patel, sekretarja e atëhershme e brendshme, për të përshpejtuar dëbimin e kriminelëve shqiptarë në Shqipëri dhe për të rritur bashkëpunimin e sigurisë për të luftuar bandat e krimit të organizuar në të dy vendet. 

Një memorandum tjetër u ra dakord javën e kaluar nga Parlamenti i Shqipërisë për të ndarë të dhënat kriminale dhe biometrike për emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht kanalin me agjencitë e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata tani përbëjnë deri në 60% të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla. 

Dokumentet e publikuara nga hackerat përfshijnë korrespondencën me email në shkurt 2022 midis Gledis Nano, ish-drejtor i Policisë së Shtetit dhe Alastair King-Smith, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Janë në mesin e 1400 emaileve të hackuara dhe të zbuluara nga sulmi kibernetik.  
 
Në një email, shefi i policisë falenderon zotin King-Smith për ndihmën e tij, duke theksuar se në të vërtetë ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj tani dhe në të ardhmen për përpjekjet tona të përbashkëta kundër krimit të organizuar". 

Në email zbulohet se Forca Kufitare propozon të vendosë oficerë në Shqipëri për të ndihmuar dhe për të këshilluar mbi masat e sigurisë që mund të merren për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe importin e kokainës në Europë nga bandat e krimit të organizuar. 

Memorandumi i zbuluar nga publikimi i emaileve, tregon se roli i Forcave Kufitare do të përqendrohet në portet shqiptare të Durrësit dhe Porto Romanos për të 'vlerësuar trafikun e kontejnerëve, pasagjerët, portet dhe sistemet IT të zbatimit të ligjit dhe aftësitë aktuale operacionale që ekzistojnë brenda portit". 

Në emailet e publikuara nga hackerat zbulohen gjithashtu përpjekjet pëer të krijuar një 'qasje të integruar' midis Shqipërisë dhe Malit të Zi për të luftuar kontrabandën e drogës dhe njerëzve përmes Durrësit, Porto Romanos dhe Tivarit në Mal të Zi. 

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka identifikuar bandat shqiptare se qëndrojnë pas tregtimit të kokainës, veccanërisht në jug të Anglisë. Kriminelët shqiptarë kanë përdorur gjithashtu ekspertizën e tyre, shkruan 'The Telegraph', për të zgjeruar fermat e kanabisit, duke uzurpuar një treg të dominuar më parë nga bandat vietnameze. 

Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë frikë se rritja e numrit të shqiptarëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes kanalit me varka të vogla, po ofron një burim të gatshëm rekrutimi për bandat që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...