Berisha: Kumbaro largon nga arsimi për bindjet politike, mësuesen shembullore Erena Çobani!

E mërkurë, 21 September 2022 12:02

Mësuesja e gjimnazit “11 Shkurti”, znj. Erena Çobani, ka marrë urdhër të lërë detyrën pas 25 viteve në arsim, me argumentimin e pakësimit të nxënësve, ndërkohë që shumëkush në Libohovë e ka të qartë se arsyeja e vërtetë janë bindjet e saj politike.

 
Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka bërë publik këtë diskriminim që i është bërë mësueses dhe kërkoi rikthimin e saj të menjëhershëm në detyrë.
 Berisha akuzoi drejtpërsëdrejti deputeten e PS në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaron, për këtë goditje që i dha arsimit: “Kumbaro largon nga arsimi, për shkak të bindjeve politike, mësuesen shembullore me 30 vite eksperiencë, Erena Çobani. Vendin e saj e zënë akrabaja e saj, që nuk është fare nga Libohova.  Qytetarët e Libohovës protestojnë ndaj padrejtësisë së Kumbaros.
Dënoj me ashpërsi largimin nga arsimi për bindje politike pas 30 viteve, të mësueses shembullore nga deputetja kallp, si një akt të papërgjegjshëm dhe hakmarrës të ish-drejtoreshës së gjimnazit të Libohovës, mësueses së respektuar në të gjithë sistemin arsimor të qarkut të Gjirokastrës dhe nga qytetarët e Libohovës. Kërkoj rikthimin e saj të menjëhershën në punë dhe u bëj thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim,” bëri thirrje ai.

Berisha ka  publikuar në vazhdimin, indinjatën me të cilën është pritur ky largim nga detyra i mësuese Ereni Çobanit. “Këtu më poshtë keni denoncimin në portalin e njohur “Libohova Post” të kësaj shkeljeje flagrante”, shtoi Kryetari i PD-së në vazhdim.

Drama e zbrazjes së shkollave dhe e largimit të profesionistëve nga sistemi arsimor.

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i familjeve, po sjell një dramë të madhe sociale. Shkollat po zbrazen gjithmonë e më shumë, vit pas viti, dhe klasat po ngelen bosh, pa nxënës, pa fëmijë e të rinj.

Bashkë me këtë, paralelisht, një tjetër dramë po zhvillohet; ajo e largimit të mësuesve dhe profesionistëve të arsimit nga sistemi arsimor.

Mësues me 20 apo 30 vjet eksperiencë dhe kontribut në shkollimin e fëmijëve shqiptar po pushohen nga puna me motivacionin e uljes së orëve të mësimit nga pakësimi i numrit të nxënësve dhe klasave nëpër shkolla.

I tillë është edhe rasti i mësuese Erena Çobanit në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë.

Mësuese Erena ka filluar të japë mësim që në vitin 1992 në këtë shkollë, në shkollën ku ajo vetë kreu studimet e shkollës së mesme. Shkollë të cilën ajo e drejtoi, në cilësinë e drejtoreshës, në vitet 2010-2014. Shkolla e vendlindjes së saj, të cilës i kushtoi jetën e saj profesionale dhe në të cilën kontrobuoi në arsimimin e brezave të tërë.

Pak ditë më parë, pas 25 viteve mësimdhënie në lëndët biologji-kimi, mësuese Erenës i erdhi njoftimi për pushim nga puna dhe nxjerrjes nga sistemi arsimor kombëtar.

Motivacioni që iu parashtrua ishte pakësimi i orëve mësimore si pasojë e pakësimit të numrit të nxënësve në shkollë.

Në këtë mënyrë mësuese Erena u hodh në rrugë, pa marrë parasysh asgjë nga kontributi i saj shumëvjeçar në arsim.

Atë e vunë përballë, në mënyrë të padrejtë, me kolegun e saj, mësues Mejdi Metaj.

Edhe mësues Mejdiu është gjithashtu mësues i lëndëve biologji-kimi, dhe është drejtori aktual i gjimnazit “11 Shkurti”, duke zëvendësuar mësuese Erenën në këtë detyrë që prej vitit 2014; ai ka qenë pjesë e këtij gjimnazi që prej vitit 2007.

Dy kolegët, Erena dhe Mejdiu, mësues të të njëjtave lëndë, i vunë përballë njëri tjetrit. Pa treguar asfarë respekti e mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, dy mësuesve u bënë të ditur se lëndët e biologjisë dhe kimisë që prej këtij viti do të duhet që t’i zhvillonte vetëm njëri prej tyre. Ky ishte mësues Mejdiu.

Mësuese Erena u pushua nga puna. Kaq thjeshtë! Pa asnjë lloj ndërgjegje e morali.

Që sot mësuese Erena mund të shkojë të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk paskemi më nevojë për të! Shqipëria nuk paska më nevojë për profesionistët e vet të arsimit!

Ndërkohë, qytetarët e Libohovës, të indinjuar nga shkarkimi i mësuese Erenës nga puna dhe largimi i saj nga gjimnazi i vetëm i qytetit dhe gjithë bashkisë Libohovë, po kërkojnë që ajo të rikthehet prapë në detyrën e saj.

Ata e kujtojnë me respekt mësuesen e tyre apo të fëmijëve të tyre, dhe gjithë kontributin e saj të vyer përgjatë 25 viteve.

Përmendin pasionin e saj për edukimin, marrëdhëniet e mira që krijonte me nxënësit, dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të shkollës dhe të nxënësve gjatë viteve që ishte drejtuese, duke krijuar një shkollë model në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, me futjen e uniformave për nxënesit, me zhvillimin e aktiviteteve mësimore e kulturore, rajonale e kombëtare, të cilat i afronin nxënësit më tepër me shkollën dhe zhvillonin talentet e tyre, me punën e saj të përditshme të zhvilluar me nxënësit problematikë, për t’i afruar më tepër me shkollën dhe për t’i bërë pjesë të aktivitetit mësimor.

Qytetarët e Libohovës, nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar mes tyre, 90% e tyre i kërkojnë Drejtorisë së Arsimit që të rikthejë në punë mësuese Erenën në gjimnazin e Libohovës dhe nëse në këtë shkollë nuk ka orë të mjaftueshme për të dy mësuesit, atëherë ata kërkojnë që mësues Mejdiu, i cili është nga Golëmi i Gjirokastrës dhe udhëton përditë për të dhënë mësim në Libohovë, të transferohet në një tjetër shkollë më afër banesës së tij.

Qytetarët e falenderojnë mësues Mejdiun për kontributin e tij në gjithë këto vite në gjimnazin e Libohovës, por ata mendojnë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...