Revolucioni i shamive të djegura/ Pse po rebelohen iranianët

E mërkurë, 21 September 2022 12:20
Nga Rene Garzke, BILD

Njerëzit në Iran po rebelohen- kundër regjimit të mullahëve dhe kundër rregulloreve islamike.Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të martën. Arsyeja: Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit e regjimit në Teheran. Mahsa nuk kishte veshur shaminë e kokës, siç kërkohet nga ligjet strikte të mullahëve.

 
A u rrah ajo për vdekje? Në median sociale u raportua se oficerët e goditën në kohën teksa ajo protestonte kundër arrestimit. Goditja solli një hemorragji cerebrale, nga e cila humbi jetën në spital. Regjimi mohon gjithçka, flet për probleme të dyshuara me zemrën.
Por fakti është se rasti i saj ka ndezur një valë zemërimi!

Videot e bëra publike në shumë qytete iraniane tregojnë gratë që djegin shamitë e kokës gjatë demonstratave ose që presin flokët në shenjë proteste.

Secila prej tyre rrezikon dënim të gjatë me burg, madje edhe torturim.

Arsyeja është se sipas Sharias, grave u kërkohet që të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata të lirshme për të maskuar format e tyre.

Tre persona e kanë paguar deri më tani me jetë kurajën për të demonstruar për një Iran modern. Kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet, por edhe nga grupet e të drejtave të njeriut.

Vetëm në Teheran, mijëra njerëz u mblodhën dhe kërkuan një shpjegim për vdekjen e Aminit. Forcat e sigurisë arrestuan shumë demonstrues. Njerëzit vërshuan sërish në rrugë të martën. Një prej sloganeve të tyre ishte: “Vdekje diktatorit!”

Eksperti për çështjet e Iranit, Adnan Tabatabai nga qendra kërkimore Carpo mendon se regjimi do të vazhdojë të reagojë me ashpërsi. “Druhen se aparati i sigurisë do t’u japë fund protestave me të gjithë forcën”, tha ai.

SHBA ka shprehur kritika të ashpra ndaj Iranit. Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Joe Biden, Jake Sulivan, tha se “fakti që nj grua, e cila kërkon vetëm të ushtrojë të drejtat e saj themelore, vdes në këtë mënyrë, tregon shtypjen dhe brutalitetin e regjimit”.

Ndërkohë ka ndërhyrë edhe bosi i kompanisë Tesla, Elon Musk. Ai thotë se do të ofrojë lidhje të pacensuruar interneti për të gjithë protestuesit. Për këtë arsye, ai kërkon që të përjashtohet nga sanksionet e Departamentit të Thesarit në SHBA. Normalisht marrëveshje të tilla janë subjekt sanksionesh. Por Musk ka një arsye të fortë për këtë: Në fillim të protestave për vdekjen e Aminit, regjimi fiku pjesë të tëra të interneti në vend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...