Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për situatën me mbetjet në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës.
Në rrjetin social ‘Facebook’ Meta ka publikuar disa fotografi, ndërsa shkruan se janë dëshmi e braktisjes së qytetarëve nga pushteti vendor i rilindjes.
Statusi:
Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”.
Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre.