Kryetari i PL, Ilir Meta reagoi në lidhje me skandalin e Shtëpisë së Fëmijës.
Meta tha se mbështet deklaratën e deputetes demokrate, Ina Zhupa.
'Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Banda e "Rilindjes" ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.
Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni," shkruan Meta.