Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka publikuar pamje nga një pallat me kate pa leje në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, i cili sipas tij është pronë e ndërtuesit Arben Maloku, “të cilit qeveria nuk ia sheh katet kur ble votat”.
Vasili po ashtu cilësoi ministrin Bledi Çuçi si “karagjoz të paparë” pasi ky i fundit e ka zyrën vetëm 300 metra larg nga katet pa leje.
Postimi i plotë:
Çfare palaçosh, Rama dhe Çuçi i Rames, kur blejne votat nuk i shohin katet e Arben Malokut!
Rama, Çuçi i Rames, Veliaj i Rames nuk i shohin dot katet pa leje te Arben Malokut kur ka zgjedhje, se duhen per te blere e per te grabitur votat.
Ky Çuçi eshte vertet nje karagjoz i papare, qe e ka zyren 300 metra larg nga katet pa leje te Rruga Myslym Shyri po katet me vite nuk i shihte dot.
Keta hajdute votash me Edi Ramen me krye bejne edhe sikur ankohen nga drejtesia se gjoja i paska penguar.
Dhe kush pa, keta qe i çojne njerezve te thjeshte policine ne shtepi se riparojne WC- ne, apo lavamanin apo pllakat majolike ne banje.
Keta e kane syrin pishe per te pare kotecin ne Vlore, apo nje fshatar, qe shet dy kg domate dhe tre tufa majdanoz.
Keta, qe leshohen si kafshe me Insktoriat Ndertimi, me Polici Shteti, me Polici Bashkiake, me Forca te Nderhyrjes se Shpejte, me rruspa, me fadroma e me furgona mbushur me police, te gjithe keta keto katet pa leje, qe jane 300 metra nga zyra e Ministrit te Brendshem nuk e shohin dot fare fare
Ketyre, qe nuk u shpeton gje nuk i shohin dot me vite katet e Arben Malokut se u duhet per vota.
Sikter palaço burra se pushtetare nuk jeni.
Ja ku i keni fotot, qe keta syfetet e pushtetit me Veliaj ne krye bejne fushate elektorale me Arben Malokun per te grabitur vota per rilindjen e Horrave dhe te Hajduteve.