Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u pyet nga gazetarët se kur do e nxjerrë opozita emrin e saj si kandidat për Bashkinë Tiranë, duke i kujtuar se Rama e konfirmoi Erion Veliajn.
Sali Berisha tha se balancat në PS janë spostuar në favor të fatkeqësisë më të madhe të Tiranës ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është në dy hetime ndërkombëtare.
Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?
Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun.
Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës