Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me të larguarit nga puna në Tiranë deklaroi se Policia Bashkiake ka në krye një trafikat.
Sali Berisha u shpreh se policët shpërndajnë kokainë në vend që të ofrojnë shërbime për qytetarët.
Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm.
Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime. Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë.”-tha Berisha