Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton.
Berisha e akuzoi Ramën se ndërsa flet për krizë, udhëton me avion në dispozicion duke shpenzuar 150 deri në 300 mijë euro.
Tashmë është bërë bajate, vulgare, e padurueshme nga qytetarët se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetën dy tema kryesore; së pari, sulm ndaj opozitës dhe së dyti, lavdërimet e qeverisë.
Lavdërimet e një grupi njerëzish të cilët nuk guxojnë të takojnë një qytetar të vetëm.
Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, kohë, stinë, ditë, vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Lavdërimet e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë.
Lavdërimet e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që udhëton me avion në dispozicion, 150 deri në 300 mijë euro.
Lavdërimet e një grupi njerëzish të cilët në dallim nga të gjithë qeveritë në Europë, ndërtojnë një kilometër rrugë në fushë, 22-24 mln euro, 8 herë në lart se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin, me akrabanë.
Lavdërimet e një grupi njerëzish që kanë shndërruar administratën shtetërore, në një shtrat të nxehtë të korrupsionit, të hajdutëve.
Lavdërimet e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm, të cilët vendosin format më të egra, të rrjepjes dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë.
Si ka mundësi, në këtë mënyrë ju kujtoni se përfaqësoni qytetarët. A jeni këtu për të përfaqësuar qytetarët apo këta që kam unë pas, që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, janë planet tjetër.
Unë jam i bindur se edhe këtu kur flisni, referoj nuk shoh të bëni dot një takim me qytetarët ju. Nuk keni dy tema.
Sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet që bëni, por janë opozita që i denoncon ato. Çfarë është kjo kështu. Ju po e shpërbëni, damkosni parlamentin.
Flisni për krizë energjetike. Të dashur qytetarë shqpiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht përveç vjedhjes për të qenë në krizë energjetike, asnjë.
Energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën, me Rusinë, luftën dhe askënd. Rritja e çmimit me 200 lekë për bizneset, lidhet fund e krye me vjedhjet e energjisë dhe mashtrimin. Në një vit si kurrë ndonjëherë në histori, Shqipëria prodhoi 9 terravat energji, 2 terravat më shumë seç konsumon dhe kreu juaj deklaron se ka mungesë energjie.
A doni tu jap vetëm tenderin e fundit, qytetarë, se si vjedhin këta, ndiqeni.
1 javë më parë bënë tenderin e energjisë në KESH, dhe shpallen me datën 29 shtator në orën 10:00 tenderi i cili do të mbyllej në orën 12:00 të ditës. Me superurgjencë, 34 mln euro.
Po hajdutë si ju nuk ka parë bota. Si mund të veproni në këtë mënyrë, a keni ju ndjenja, çfarë integriteti keni ju. Po të kujt janë këta para, të shtëpive tuaja, apo të qytetarëve, të atyre që vuajnë për kafshatën e gojës.
Pse nuk flisni ju, a më thoni pak. Ja tenderi pra, hapet në orën 10:00 dhe mbyllet tenderi në orën 12:00.
Dhe me se hapet dhe sa hapet do thoni ju? Me një platformë mafioze që e ka miratuar askush. Me një platformë të cilën as enti juaj i prokurorimeve nuk e ka miratuar. Por një platformë të cilën e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë.
Nuk them për ju, se ju zbrisni atje poshtë, por them për këta këtu. Këta mbushin thasët.
Dhe në orën 1:00 (të mesditës), shpallet fituesi i tenderit 34 mln euro. A mund të ecet në këtë mënyrë, me thoni ju mua.
Ky është një rast.
Po sigurisht që ka krizë, sepse bleni brenda 2 orësh nga paratë e taksapaguesve 34 mln euro energji, dhe nuk prisni as 5 orë, as 2 ditë dhe në një platformë që ua kanë dhënë firmat që fitojnë tenderat.
Nuk ndodh kund në botë, përveç se në Shqipëri kjo.
Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë.
Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama.
Ai është arkitekti për këto vjedhje të mëdha.
Ai ka firmosur për 420 milionë euro djegësa që nuk gjenden kund, as nam as nishan.
Ai ka firmosur për të grabitur portin e Durrësit.
Ai ka firmosur për parkun e Butrintit.
Ai firmos për rrugë që kushtojnë nga 22 deri në 30 milionë euro kilometri në fushë.
Këtu në parlament ngrihet dhe sulmon opozitën. Flet për PD-në dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus. Nëse i ka marrë, i ka marrë Lulzim Basha dhe u them shqiptarëve kaq; PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka qëndruar, rusëve dhe interesave strategjike në mënyrën më të fuqishme.
Fakti që dështuan në korridorin e jugut kur u vendos TAP-i është një nder i madh i Shqipërisë dhe qeverisë së saj. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Lulzim Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka ti mbyllë dosjen dhe ta marrë peng dhe për këtë ka fakte të pakundërshtueshme.
Cili të dojë të marrë vendimin e gjykatës dhe të shikojë, se sa qesharakë është hetimi i atij rasti.
PD ka krijuar një Komision Hetimor dhe i kërkon përsëri Lulzim Bashës të tregojë cila është origjina e parave, kush ja dha paratë. Ka një raport zyrtar.
Por në bllokimin e hetimit të kësaj çështje, përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën, ose e bllokoi me urdhër të atyre të cilët i kanë dhënë paratë.
Ju them një gjë këtu. Ekziston një dosje në Mitrokhin. Ekziston dosja në Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin, do të vazhdojë dosja ruse dhe këtu do të jemi.