Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim të organizuar me të larguarit nga puna, u shpreh se qeveria e Ramës nuk ka asnjë dallim nga një bandë kriminale.
Berisha tha se kryeministri Rama përflitet për lidhje me të gjithë kartelet e drogës ndërsa shtoi se ai firmosi aferë 430 mln euro të inceneratorëve vetëm për të mbushur valixhen e tij
Administrata nga një lokomotivë e zhvillimit u kthye në serë hajdutësh e të korruptuarisht. Kur Rama firmos në kundërshtim me ligjin, për 430 mln euro djegësat, duke i thënë drejtoria përkatëse se s'mund të firmoset, dhe firmos vetëm për të mbushur valixhet e tij.
Çfarë pret nga punonjësit? Zinxhir shkojnë ata. Sot administrata edhe njëherë e them, është shndërruar në serë që përgatit hajdutë, hajdutë dhe vetëm hajdutë."-tha Berisha