Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat tha se tha se takimi me presidentin Bajram Begaj ishte një takim pozitiv.
Ai tha se u diskutua për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Gjithashtu Meta theksoi se sa më shpejt duhet të bëhet e ditur edhe data e zgjedhjeve.
“Ishte një kënaqësi që të takohesha me Presidentin e Republikës, me kërkesën e tij, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është i qartë sa më parë të shpallet data në respekt të afateve kushtetuese e ligjore dhe besoj se kështu do të ndodhe. Qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhje moniste në pushtetin vendor, nga ky shpërdorim skandaloz që po i bëhet taksave të tyre”, tha Meta.