Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për media tha se aksioni opozitar është në interes të kombit dhe jo atij partiak.
“Unë kam takuar një grup të rinjsh 18-vjeçarë që më dhanë shumë ide të reja për çështjen e arsimit profesional. përditë jam në terren me të gjithë. Filozofia ime është përballja dhe lëvizja sa më shpejt për t’u përballur me një regjim mafioz, atë të Edi Ramës. Kjo është e vetmja skemë që funksionon me këtë regjim”, tha Meta.
Takimi me presidentin Begaj?
Meta: partia e Lirisë ka qenë e hapur. në interes të rivendosje së demokracisë sa më shpejt në vend dhe për të balancuar të gjitha pushtetet. PL është e gatshme të bashkëpunojë dhe të koordinojë aksionin opozitar. Në të kaluarën kemi vënë re lojërat e ish-liderishpittë PD për interesa të veta, por kjo nuk ekziston si filozofi e PL dhe përballjen e ka me Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat me të gjitha forcat e tjera në opozitë me Ramën. Çdo vonesë ndihmon të vjedhë Edi Ramën.