Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo faktor të vërtet opozitar, siç e quan ai, dhe në “radhë të parë me PD”.
Në një konferencë për mediat pas takimit me Berishën, Meta u shpreh se përballjen e ka me Ramën dhe çdo vonesë i jep kohë kryeministrit të blejë opozitarë dhe t’i bëjë presion qytetarëve.
Thatë se gjatë takimit me Berishën folët për zgjedhjet dhe protestat? Çfarë folët konkretisht?
Ilir Meta: “Isha në terren sapo takova një grup të mrekullueshëm të rinjsh. Bashkimi i qytetarëve shqiptarë për ti dhënë fund këtij shteti të kapur nga rilindja që po shpopullon Shqipërinë. S’do ketë vonesë nga Meta.
Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar, në radhë të parë me PD. Ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe të forcojë aksionin opozitar.
Lojërat e ish-lideshipit të PD që e përdorte për shantazhet e veta tek qeveria, Kjo nuk ekziston tek PL përballjen e ka me Edi Ramën, do të bashkojë me forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Ramën, çdo vonesë i jep kohë të blejë opozitarë, të rrisë presionin ndaj qytetarëve, duhet që vala e zemërimitt të kthehet në presion publik.