Kreu i PL-së Ilir Meta tha se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama eshte e “hakeruar koke e kembe” dhe se “cdo dite zhytet ne skandale”.
“Nuk kemi cfarë ti themi kësaj qeverie protestat do jenë ndër më të ndryshmet e do jenë të bashkëshoqëruara me zgjedhjet. Protesta e zgjedhje, të dyja bashkë do shkojnë ato e do ndihmojnë në rivendosjen e plotë të demokracisë”, u shpreh Meta.
Pyetje: Pse po vonon një protestë kombëtare po ju rrëzon qeveria kauzat?
Ilir Meta: Për cilën qeveri? për qeverinë e hakeruar kokë e këmbë? Për qeverinë që cdo ditë vetëm zhytet në skandale? Që tani vetëm të hyjë dhe në librin Guines që nxori parashkollorët në grevë, një nga institucionet më model të edukimit në Shqipëri, 26 vite.
Për qeverinë që do të bëjë më pahir amnistrinë fiskale jo se kanë hallë ata të ndihmojnë cunat e Anglisë se nuk i detyronin të iknin nga vendi, e kanë sebep duan të pastrojnë këtu lekët që vjedhin nga iceneratoret e veprat publike e gjithcka tjetër nga pastrim i i parave e me ato lekë të falimentojnë gjithë biznesin e ndershëm që mezi mbahet e mundësisht ti përzënë nga vendi.
Nuk kemi cfarë ti themi kësaj qeverie protestat do jenë ndër më të ndryshmet e do jenë të bashkëshoqëruara me zgjedhjet.
Protesta e zgjedhje, të dyja bashkë do shkojnë ato e do ndihmojnë në rivendosjen e plotë të demokracisë.