Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në një konferencë për mediat në lidhje me zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin e ardhshëm.
Meta tha se Partia e tij synon të dalë forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiakë në vend. Sipas tij ky është një kusht i padiskutueshëm.
Po ashtu Meta tha se është e rëndësishme që opozita duhet të ketë 1 kandidat për çdo bashki gjatë zgjedhjeve.
“Ne luftojmë të dalim forë e bparë në të gjithë këshillat bashkiakë në Tiranë e kudo gjatë zgjedhjeve. Është kushti jonë i padiskutueshëm. Rikthimi i PL do jetë shumë i fuqishëm Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm së Parlamenti sotëm që ka disa koorporata akoma. Të jeni të sigurt. Jo vetëm matje por në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Në ballafaqim me një shtet mafioz që fut në burg një nënë 82 vjeç për një kotec në fshat dhe legalizon katet pa leje aty te Myslym Shyri të administratorit që bleu votat në Zall Herr. Është shumë e rëndësishme që opozita të ketë 1 kandidat në çdo bashki. Ne nuk do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie dhe asnjë kandidat”, u shpreh Meta.