Partia Demokratike ka dalë me një njoftim për mediat lidhur me takimin që ka pasur gjaë ditës së sotme kreu i PD Sali Berisha me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në njoftim thuhet se në takim u diskutua dhe u ra dakord “për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE