Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e z. Martin Jaku në Fushë Krujë të cilit ju shemb banesa nga tërmeti i nëntorit.
Berisha u shpreh se ishte përmalluar shumë kur ka pa gjendjen e familjes Jaku dhe premtoi se PD do bëjë gjithçka për ti ndihmuar pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt e cila ka përvetësuar 1 miliardë euro donacione nga Europa dhe vendet mike.
Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave.