Në këtë takim kanë marrë pjesë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehu.
Njoftimi i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook:
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë. Sb