Kryemadhi: Nuk kanë ç'të më bëjnë më, incineratorëve s'u ndahem! Si Skënderbeu turqve!

E Enjte, 06 October 2022 08:33

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u zotua se nuk do t;i ndahet dosjes së incineratorëve. Edhe për 30 vite tha se do ta ndjekë vet dhe pastaj do t'ja pasojë si "amanet" të bijës.

Kryemadhi foli në emisionin "Ora e Betit" në Ora News. "Mua nuk ke çfarë më bën më. Më shumë se i kanë bërë Monika Krymadhit, fëmijëve të saj dhe familjes së saj nuk kanë çfarë t'i bëjnë më. Incineratorëve nuk u ndahem. Aty më kanë me bukë me vete, si Skëndërbeu me turqit jam unë. Nga pas te incineratorët, do ta pres 700 ditë, 1700 ditë, është 30 vjet koncesion. Nuk u ndahem se kam akoma prova të tjera për të publikuar. Unë pres SPAK.

 

SPAK është në atë moment që ata dy prokurorë që ka në incineratorin e Tiranës të pakën të kenë mundësi që në 700 ditë kanë verifikuar një letër. Nuk po flas për evazionin fiskal që është me 6231 fletë që nuk i fshehin dhe fshijnë dot. Nuk kanë ku t'i fshehin. Nuk po flas për incineratorin e Elbasanit dhe Fierit që i mbyllën dhe i rihapën. Donin t'i linin vetëm me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Por Alqi Bllako ka bërë më pak faj se Armando Subashi i Fierit. Janë shumë gjëra që ne po i shikojmë. 30 vjet këtu jam unë, edhe po e lashë unë ka për ta vazhduar vajza e vogël, ajo më ngjan mua.

Modifikuar më E Enjte, 06 October 2022 14:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...