Borxhi 687 milionë euro ndaj OSHEE, Meta: Institucionet publike s’e kanë paguar energjinë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive

E Enjte, 06 October 2022 08:40

KELMENT BAÇI/ Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi dje se institucionet publike shtetërore se janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë elektrike ndaj OSHEE-së që e kanë konsumuar, por nuk e kanë paguar atë.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, Meta ka reaguar pas shkrimit të “Monitor” që zbulon se borxhi ndaj OSHE-së që arrin në 687 milionë euro është në rritje nga shteti dhe biznesi, por jo nga familjarët. Kryetari i PL-së thotë se mungesa e shlyerjes së detyrimeve dhe pagesave nga institucionet të energjisë elektrike që konsumojnë ndodh, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.

 

Meta shprehet se nëse do të ishin qytetarë ata që nuk do të paguanin, do t’u ndërpritej energjia, ndërsa institucionet vazhdojnë të konsumojnë, por nuk e paguajnë atë. Kreu i PLsë ka akuzuar qeverinë për këtë gjendje, pasi kontrollon të gjithë pushtetet që sipas tij, është qeveria “Rama”, e cila i vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda të taksapaguesve shqiptarë. “Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin. Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është qeveria ‘Rama’, e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve”, shkruan në denoncimin e tij kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

BORXHI

Duke analizuar të dhënat, “Monitor” bëri të ditur dje se borxhet e prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arritën në fund të 8-mujorit të këtij viti 687 milionë euro. Sipas saj, në raport me fundin e vitit 2021 ky total u rrit me 1.8 për qind dhe kontributi për këtë efekt negativ i atribuohet institucioneve të administratës dhe biznesit. Familjarët nga ana tjetër kanë vijuar të ulin borxhin e tyre të energjisë pavarësisht se janë mbajtësit e 56 për qind të totalit të tij.

Shifrat periodike të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë treguan se biznesi kishte një borxh mbi 12 miliardë lekë në fund të gushtit me një rritje prej 5.5 për qind në raport me fundin e vitit 2021. Institucionet jo buxhetore janë ato që kanë pasur rritjen më të lartë me një total prej 15 për qind në fund në gushtit në raport me fundin e dhjetorit të vitit të shkuar. Institucionet buxhetore kanë rritur detyrimet ndaj OSHEEsë me 3 për qind kurse familjarët ulën këtë borxh me 4 për qind. Në totalin e borxhit ku 56 për qind e mbajnë familjarët, pesha e grupeve të tjera është e tillë: Privatët apo biznesi mban mbi 15 për qind të tij, Jo buxhetorët 22.6 për qind dhe buxhetorët në 6.2 për qind. Sipas të dhënave, borxhlinjtë më problematikë të OSHEE-së përfshijnë ndërmarrjet publike ku një peshë kyçe zënë ato të ujësjellëskanalizimeve për të cilat nisi një plan shlyerjeje të miratuar nga dy ministri ajo e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...