Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, thotë se Partia Demokratike dhe opozita po vuan akoma vendimmarrjen problematike të Lulzim Bashës.
Për Ora News, Ndoka tha se edhe sot që flasim Basha përmes të emëruarve të tij vijon të dëmtojë opozitën.
Ndoka: Grupi Ali-Basha ka mbetur një sekt pa peshë në jetën politike. Është një grup deputetësh i caktuar nga Basha në forma dhe mënyra më të ndryshme. Për mua mbetet politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare. I ka krijuar një kosto shumë të madhe PD, opozitës, vendit dhe pluralizmit. Një lider që në aktivitetin e tij politik dolën shumë hije, këto dolën në etapa të ndryshme.
Koha vërtetoi dyshimet tona. Ka marrë vendimmarrje që i kanë kushtuar shumë institucioneve dhe vebdit duke na mashtruar dhe ne. Ndjehem dhe unë fajtor që nuk arrita ta njoh mirë zotin Basha. Është e trishtueshme që ky person vazhdon të jetë problematik për opozitën pavarësisht se fshihet, nuk nxjerr kokën por sejmenët e tjerë. Mendon se opozita mbahet duke bërë foto me një ambasador apo tjetër. Opozita është frymë, institucion, garanci dhe besim. Basha si ka asnjë prej tyre.
I pyetur si i besuan në aq vite, ai jep këtë përgjigje:
Ndoka: Nuk i besuam ne por si i besuan anëtarët e PD? Ne kemi qenë mosbesues për zotin Basha në vazhdimësi.