Nga përgjigjet e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhënë pyetjeve të gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit sot.
Pyetje: Z. Berisha, deputetët e palës Alibeaj, kanë kërkuar një vendim sa më shpejt nga ana e Gjykatës së Apelit meqenëse ende mbetet peng, vula dhe logoja e PD...
Berisha: Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thosha mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës, por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj (bëri mirë që u tregua e sinqertë) por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur.