Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Kuvend ku ka treguar për vizitën që kishte zhvilluar pak ditë më parë në një familje që ka 4 vjet që jetonte në çadër pasi qeveria as nuk e kishte marrë mundimin që tu ndërtonte shtëpinë e rrënuar nga Tërmeti.
“Unë isha mik në një familje. Familjen Jaku. Unë u largova me një pikëllim të jashtëzakonshëm por me një krenari të veçantë
Martin Jaku me motrën, vëllain, të shoqen të gjithë fëmijët, prej 4 vitesh jetonin në çadër dhe në kasolle. Ju them të vërtetën se nëse u heq energjinë elektrike aty ishte 5 shekuj mbrapa.
Ata ishin frymëzues, njerëz fisnikë. Rama do të na përzërë prej këtu, por ne nuk largohemi më thanë.
Dhe mendoj instilacionin e Ramës 4 milionë euro në oborr. Shume kjo me të cilën mund të ndërtohen 40 shtëpi si ajo e Martinit.
Mendoj ministren që udhëtonte me helikopter 15 mijë Euro.
Mendoj ministrat që porosisnin biftekun tek Nusreti me 1000 Euro.
Vetëm me udhëtimet e Ramës në 20 muaj me avion, mund të ndërtoheshin 21 banesa si ajo që i duhej Martinit.
Takova aty, Katrina Jakun, infermiere, motrën e Martinit.
T’ju them të vërtetën, nuk ka kund në botë një vend banimi siç ishte çadra e saj, dhe dilte çdo dite në punë si infermiere.
Kunata e saj kishte vuajtur 40 ditë nga Covidi , asnjë ndihmë sepse paratë vidheshin nga Ministria e Shëndetësisë.”