Berisha tha në një konferencë sot në Tiranë se “një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne, është ridimensionimi i rolit të gruas në PD, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
Së fundmi, duhet t’ju rikujtoj këtu se “pollet” dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se sa burra. Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare, së cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë.”
Ju ftoj me kurajo, të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaja që i njihni, që ua njihni aftësinë, talentin, të kandidojnë. Jam shumë i sigurt se elektorati do t’ju mirëpresë ju më shumë, se të themi gjininë tjetër. “
Në kuadër të zgjedhjeve vendore, Kryetari i PD-së Sali Berisha mori pjesë në konferencën e mbështetur nga Fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër suedeze "Moderaterna".
Pjesë e ekipit suedez ishin: Gustav Gothberg, deputet I Parlamentit Suedez; Asa Coenraads, ish deputete e Parlamentit Suedez dhe Andreas Celan, pjesë e Fondacionit Jarl Hjalmarson.
Temat që u trajtuan:"Gratë kandidate dhe fituese” drejtuar nga deputetja Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme" per drejtuesit e Tiranës , nga ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani