Sali Berisha: “Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendore. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetaro-kracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe vend në të.
Fjala e tyre, përkushtimi i tyre është më i efektshëm. Së fundmi, duhet t’ju rikujtoj këtu se “pollet” dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se sa burra. Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare, së cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë.
Kjo konferencë e organizuar nga Albana Vokshi, kryetarja e LDG dhe Gerti Bogdani, anëtar i këshillit Kombëtar, ka një rëndësi shumë të madhe për ne, pikërisht se përqendrohet në dy çështjet themelore tonat: në rolin e gruas në këtë moment kritik të PD-së dhe në rolin e strukturave tona në fushatën elektorale dhe në administrimin e votës.
Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi të gjithë trashëgiminë, kemi të gjithë programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigjen më të shkëlqyer sfidave që na presin; kemi miqtë tanë që fatmirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, në Itali, në Bullgari.
E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin.
Ndaj dhe të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryn në Europë, le të vazhdojmë ne këtë betejë dhe ju siguroj se me çdo ndryshim, ne afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.
Ju uroj suksese. Ju ftoj ju, me kurajo, të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaj, që ju i njihni, ua njihni aftësinë talentin, të kandidojnë. Jam shumë i sigurt se elektorali do t’ju mirëpresë ju më shumë se të themi, gjininë tjetër. Faleminderit shumë."