Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me aleatët e partive opozitare, jashtë parlamentit, ku deklaroi se duhet të bashkërendohet puna, për kandidatët e përbashkët, për reformat dhe zgjedhjet vendore.
Kreu demokrat theksoi se opozita do të ketë në fokus edhe përpjekjet për të vendosur referendumin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë faktorëve opozitarë, të koordinojnë qëndrimet dhe aksionin politik, në funksion të zgjedhjeve vendore dhe vendosjes së referendumit.
Gjatë një takimi me partitë e vogla opozitare, joparlamentare, Berisha e vendosi fokusin te referndumi, si një nga betejat kryesore që ka opozita dhe I vetmi mjet per te garantuar reforma të verteta.
Lideri i Partisë Demokratike u ndal edhe te rëndësia e votës, duke premtuar se zgjedhjet përmes primareve do jenë kryefjalë e selisë blu.
Ish Kryeministri Berisha, paralajmëroi përshpejtim të protestave, një kërkesë kjo, që u përsërit edhe nga partitë e vogla aleate, të cilët kërkuan që opozita të dalë sa më parë në sheshe, për të treguar revol`tën, ndaj situatës aktuale ku gjendet vendi, si pasojë e rritjes së çmimeve, padrejtësive dhe vjedhjeve që janë bërë.