Berisha tha se Basha mund të ketë lobuar për të mbyllur problemet me drejtësinë amerikane.
Tre nisjet e tij për rrugë janë kthyer në mes, ka dëshmitarë. Kanë dalë ta presin në aeroport, kanë prenotuar limuzinën dhe u është thënë se po të vijë këtu ka këto probleme. U nis me Gjekmarkajn në Romë dhe është kthyer pasi është njoftuar. Ka ndodhur në Vjenë, është nisur përsëri për të shkuar. Mund të ketë lobuar dhe ka mbyllur problemet, nuk e di. Por këto janë të gjitha të vërteta dhe nuk i ka mohuar. Se ça thonë lajmet nuk kam asnjë njoftim", u shpreh Berisha.
Çim Peka: A mund të jetë Lulzim Basha pendito i amerikanëve? Sa e rrezikon Sali Berishën?
Sali Berisha: Zero. Ai e ka bërë dëmin, me ato që ka thënë se ky më dikton çdo vendim. Tani është aty ku është, çdo lloj fantazie që mund të krijojë është e barabartë me zero, turpëron atë të cilin do përpiqej me të, do përpiqej për të krijuar një dëshmitar të rremë. Por unë nuk besoj se zbrezin në një nivel të tillë, se dëshmitari më i pavyer se ai nuk ka. Zero