Kryetar PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave britanike në Çim Peka Live.
Berisha tha se akti ndaj tij, si vendimi i SHBA ashtu edhe ai i Britanisë së Madhe, janë akte të mafies së George Soros.
Lideri i opozitës iu përgjigj britanikëve është për akuzat sa i takon biznesmenit me shtetësi angleze, Damir Fazlliç.
Damir Fazlliç, biznesmen, qytetar anglez që kurrë në jetën e tij nuk ka patur një proces apo ndjekje në Britaninë e Madhe. Ka ardhur këtu me BGR, kompani republikane më e madhja, ka punuar me ta si këshilltar elektoral. Më pas ka vendosur të bëjë biznes në Shqipëri. Nuk ka shkelur kurrë në zyrën e Sali Berishë spër të kërkuar favore. E vetmja lidhje me Sali Berishën është se ka shkruar media e George Soros. Media e Soros boton një artikull ku thotë se Sali Berisha zgjeroi parkun industrial sepse Fazlliç bleu te dhëndri i tij 14 ha tokë. Si është e vërteta? Dhëndri im kur është kthyer nga Kosova ka filluar të merret me real estate. Dhe ka blerë aty në atë zonë 14 ha tokë me ndërmjetës siç funksion real estate. Nga këto 14 ha, 2 ha kanë qenë në parcelën 100 ha që Fatos Nano kishte përcaktuar si port energjetik dhe aty po punohej për portilin, një kompani shqiptare kishte ecur shumë në ndërtimin e portilit energjetik. Në këtë sipërfaqe ishin 2 ha, pjesa tjetër ishte jashtë. Ne me vendim qeverie, pas një studimi, kemi shtuar zonën me 530 ha, në mënyrë që të përjashtohej Damir Fazlliç që e kishte vazhdim, në botë nuk mund të kishte, se ajo ishte një pjesë brenda dhe vazhdonte, kurse vazhdimi i zonës ishte kilometra më tutje dhe më e madhe. Me 530 hektarë është shtuar zona. Dhe kjo sipas mediave të Soros është bërë me qëllim që t'i vlerësohet toka. Toka e tij çfarë do që të ishte, ishte tokë në një zonë afër bregdetit, mund të përdorej për ndërtime, për ndonjë gjë tjetër, por kurrë ndonjëherë 500 ha nuk mund të shtoheshin për 10 ha. Ndërkohë Fazlliç ka vazhduar intensivisht veprimtarinë si biznesmen i rregullt me qeverinë e Edi Ramës. Ai njeri kurrë mua nuk më është drejtuar për ndonjë gjë.