Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar se regjimi i Edi Ramës do të përballet shumë shpejtë me qytetarët pasi kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe.
Berisha ka theksuar se do të zhvillojë takime me të gjithë faktorët për shpëtimin e Shqipërisë, me aleatët me sindikatat dhe do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për ndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur.
Berisha: Nuk shkon më në këtë mënyrë. Ky do të përballet me qytetarët. Ndaj dhe nesër do të takohem me kryetarët e degëve të Tiranës të ndajmë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Primaret janë primare, protestat janë protesta. Nuk shtyhet më pa protesta. Përkundrazi ky ka një cinizëm ekstrem ndaj qytetarëve shqiptarë. Janë të vetmit të Evropë dhe botë që po t’ua përpjestosh naftën me rrogat dalin dy herë tre herë se çdo qytetar tjetër në botë sepse ky e taton naftën 1.2 euro. Kjo është logjika e një njeriu që udhëhiqet nga fugat e tij psikike dhe jo nga logjika njerëzore. Ndërkohë që shitet me 1.2 euro në Kanada dhe ShBA. Kjo qeveri i ka kaluar linjat e kuqe. Ndaj dhe duhet sytë mendjet zemrat e shqitparëve janë të përqëndruara te opozita dhe PD, ne nuk do ti zhgënjejmë. Tirana në krye dhe beteja fillon. Do të mar takim me të gjithë faktorët për shpëtimin e Shqipërisë, me aleatët me sindikatat dhe do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për ndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Ka filluar përsëri të grumbullojë kartate ID-së në zona të ndyshme po përgatisin prap kasaphanën zgjedhore.