Meta e ka quajtur një përpjekje të Ramës për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjitik dhe sidomos nga megaaferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro.
Postimi i plotë:
Pa investimet e jashtëzakonshme dhe me sakrifica të mëdha të sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj për rritjen e kapaciteteve prodhuese energjetike në vend situata do të ishte tragjike për ekonominë tonë dhe konsumatorin familjar ndërsa çmimi shumë më i lartë.
Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjitik dhe sidomos nga megaaferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro.
Prodhuesit ekzistues me përparësi të energjisë elektrike kontribuan në sistemin elektro-energjitik shqiptar me 2,124,476 MËh, përgjatë vitit 2021.
Këtë energji Furnizuesi i Tregut të Lirë e paguan 8.56 lekë/këh. Pra 7 herë më lirë se çfarë është duke blerë KESH.
Kosto e investuar për të instaluar 1 MË është përafërsisht 1 milion euro. Aktualisht janë investuar për 1200MË kapacite të instaluara që shërbejnë për sigurinë e furnizimit me energji.
Ndaj në vend që të mbështesë investitorët për rritjen e prodhimit të energjisë në vend dhe t'u krijojë lehtësira, Kryeministri i shantazhon dhe kërkon t'i armiqësojë me qytetarët për të fshehur përgjegjësinë nga vjedhjet e tij skandaloze me importet e energjisë kur ai e ble 7 herë më shtrenjtë se sa ua ble Furnizuesi i Tregut të Lirë prodhuesve vendas.
Kriza energjitike që rrezikon vendin ka vetëm një përgjegjës: Edi Ramën dhe babëzinë e tij për të vjedhur papushim!