Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje që të gjithë të marrin pjesë sot në protestën e madhe të universiteteve.
“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik, protesta e madhe kombëtare e universiteteve! Të gjithë në protestë!” shkruan Berisha.
Pedagogët u kanë bërë thirrje studentëve që të jenë edhe ata të pranishëm në këtë protestë. Ndërkohë një thirrje iu është drejtuar edhe qytetarëve.
Një ditë më parë, Berisha tha se kjo është një protestë e drejtë e sindikatave, e cila ka mbështetjen e opozitës.
Por Berisha tha se PD do organizojë protestat e saj të mëdha.