Parlamenti ka nisur seancën e sotme me debate mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku në fokus ishte fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE.
Shehu e cilësoi ‘fjalim pocaqi’ që sipas tij më shumë e dëmton Kosovën.
“Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”, tha Shehu
Ndërsa Taulant Balla i kërkoi ta tërheqë mbrapsht deklaratën.
“Turp nuk keni?! Si keni guxim?! PD bashkë me partinë e Metës në 25 janar 2011 keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë, e turpshme. Nuk ka miratuar kurrë një institucion ndërkombëtar si ajo rezolutë”, tha Balla.