Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Artur Kurti ka deklaruar: “Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”.
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.
Babai: Jo, s’më dhanë asnjë përgjigje.
Ku ishte Leari?
Babai: Në rrugë të Zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.