Kryetari demokrat, Sali Berisha dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do nënshkruajnë sot marrëveshjen e bashkëpunimit.
Marrëveshja do të nënshkruhet në orën 12:00.
Më pas, të dy liderët do kenë një konferencë për shtyp.
“Në orën 12.00 në Hotel Tirana, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi,” thuhet në njoftimin zyrtar.