Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kjo marrëveshje mes PD dhe PL, do e arkivojë Erion Veliajn në plehrat e Sharrës.
“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri.
Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.
Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.
Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Veliajn, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.
Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Veliaj ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.
Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën,” tha Berisha.