‘Marrëveshje historike’/ Berisha: Fillimi i fundit të regjimit Rama-Veliaj

E Enjte, 27 October 2022 13:22

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se marrëveshja mes PD dhe PL shënon fillimin e fundit të regjimit Rama-Veliaj.

“Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm. Ajo sikur është binjake me hijen.


Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm.

 

Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.

Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.

Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...