Nga Konventa e Partisë së Lirisë, kryetari i saj, Ilir Meta ka akuzuar si përgjegjësi kryesor për krizën energjitike dhe çmimet e larta “vetëm një emër, atë të Ramës që në 10 vite si kryeministër është kujdesur vetëm për të mbushur xhepat e tij duke zbrazur xhepat e familjeve shqiptare duke kthyer në kompani korruptive dhe elektorale KESH e OSHEE”.
Meta theksoi se “për një dekadë kjo qeveri nuk ka inaguruar asnjë vepër energjtike të nisur në kohën e saj”, teksa akuzoi kryeministrin Rama se “kërkon të falimentojë prodhuesit e energjisë megjithëse e shesin energjinë 7 herë më pak se sa e blen banda e rilindjes në tregjet e jashtme”.
Fjala e Metës:
Kriza energjetike është krizë korrupsioni dhe administrimi mafioz nga Rilindja e sistemit të energjisë elektrike.
Është fakt që HEC-et në vend kanë prodhuar më shumë energji elektrike sesa kanë pasur nevojë konsumi vendas gjatë vitit 2021.
Është fakt që për një dekadë të tërë kjo qeveri nuk ka inaguruar asnjë vepër energjetike.
Është fakt që mbi dhjetëra kerkesa për autorizime dhe leje për ndërtimin e parqeve solare me kapacitete instalues në total mbi 1000 Mega që kjo qeveri i ka bllokuar për me shumë se 3 vite.
Është fakt që janë investuar nga privati 1.2 miliardë euro në fushën e prodhimit të energjisë dhe Edi Rama kërkon t’i falimentojë megjithëse ata e shesin energjinë shtatë herë më pak se çe blen banda e Rilindjes në tregjet e jashtme.
Është fakt investimi i rreth 1 miliard Euro për humbjet teknike dhe niveli i tyre mbetet po i njejti, në masën 20%.
Është fakt që 1.3 miliardë Euro, është borxhi i ndërsjelltë i ndërmarrjeve të energjise elektrike, ku vetëm Ujësjellsat kanë mbi 220 milionë euro borxh për energji elektrike të papaguar.
Përgjegjësia për krizën energjetike dhe çmimet e larta të energjisë për konsumatorët kanë vetëm një emër, atë të Edi Ramës që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të mbushur xhepat e tij duke zbrazur xhepat e familjeve shqiptare dhe duke i kthyer kompanitë shtetërore, KESH, OSSHE, etj., në kompani korruptive dhe elektorale.
Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.
Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon tu vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë Euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.
Dështim përmbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.
Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës.
Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 Kë, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme.
Rilindja, ashtu sikurse me energjinë elektrike, ka ndjekur të njejtën politike mafioze edhe me çmimin e karburanteve, duke thelluar varfërimin e shqiptarëve.
Megjithëse Shqipëria është e pasur në karburante të prodhimit vendas, shqiptarët paguajnë karburantin më shtrenjtë se kudo në Europë.
Më shumë se edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, të cilët nuk janë prodhues nafte