Meta: Synimi ynë, nga paga mbijetese - në paga jetese për të garantuar mirëqenie

Saturday, 29 October 2022 13:46

Nga fjala e kryetarit të PL, Ilir Meta, në Konventën Kombëtare.

"Ne synojmë të kemi një zhvillim ekonomik, që përkthehet në rritjet e pagave aktuale të shumicës së shqiptarëve, që janë paga mbijetese, sa për të mbajtur frymën gjallë, në “paga të jetesës” që garanton mbulimin e kostove të jetesës, dhe një mirëqenie të familjeve
Për një jetë cilësore dhe me dinjitet në vendin e tyre. Ne do të miratojmë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet çdo vit."

Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Tatim Mbi Dividentin në masën 8%, ndërsa do taksojë profesionistët e rinj, të vetpunësuarit, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë dhe ekonomisë, me 23% të fitimit.

 

A ka taksim më të pandershëm mbi kapitalin njerëzor? Mbi talentin, arsimin, energjinë dhe djersën e shqiptarëve të kualifikuar për punë?

Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas.

Administrata publike, me profesionistë dhe jo patronazhistë

Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse.

Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian.
Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja.

Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëimit dhe burokracive.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri.

Partia e Lirisë ka propozime konkrete për përkujdesjen ndaj shtresave në nevojë.

Ne do të mbështesim familjet që gjenden sot në një vështirësi ekstreme ekonomike duke ngritur në nivel dinjitoz ndihmën ekonomike ndaj tyre, për të realizuar daljen e tyre nga varfëria.

Vetëm për shkak të Rilindjes dhe politikës së saj të pashpirt, Shqiptarët janë gjetur të vetëm, e të pandihmuar përballë krizave të njëpasnjëshme, si ajo e pandemisë, kriza ekonomike, kriza energjetike, ndërkohë, që të gjitha vendet e rajonit, kanë dhënë mbështetje shumë serioze financiare qytetarëve të tyre.

Vetëm së fundmi, Qeveria e Kosovës për të zbutur efektet e inflacionit, po u jep nga 100 euro shtese, në muaj, pensionistëve dhe studentëve.

Një kauzë madhore e Partisë së Lirisë mbetet mbështetja e gruas dhe familjes.

Ne do të mbështesim gratë kryefamiljare me politika sociale dhe do të fuqizojmë ekonomikisht gruan, përmes nxitjes së Start-Upeve nga vajzat dhe gratë, duke i stimuluar me grante.

Familjeve të reja do ti sigurojmë strehim me kredi të buta, ndërkohë ne propozojmë rritje progresive të bonuseve për fëmijën e dytë dhe të tretë, si një politike për të nxitur lindshmërinë.

Mbështetja e kësaj politike është jetike dhe shpëtimtare për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...