'Rama udhëtoi me çarter 137 herë, presidenti i SHBA fluturoi 74 herë'

Saturday, 29 October 2022 13:57

“Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë. Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë. Shqipëria po zien si rrallë ndonjëherë në historinë e saj nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, bizneseve të vogla të cilët presin në ankth të madh të nesërmen për shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresë vrasës dhe ëndërr vrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta të mjerimit sepse nuk siguron dot kafshatën me pensionin e tij dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës rrogëtarë në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit. Mijëra e mijëra policë dhe ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës që kanë firmosur. Gjendja është alarmante”, tha dje Berisha.

 
 Një ditë pasi hakerat iranianë publikuan fluturimet e kryeministrit ndër vite, Berisha u ndal tek udhëtimet e fundit të Kryeministrit Rama me avion personal. Sipas Berishës, Edi Rama ia ka kaluar edhe ish-Presidentit të SHBA, Bush, i cili sipas Berishës ka udhëtuar me avionin shtetëror 74 herë, ndërsa Kryeministri shqiptar ka udhëtuar 137 herë me një kosto që përllogaritet sipas tij rreth 20 milionë euro.
 “Edi Rama ka humbur, e kemi denoncuar, por përsëri faktohet se ka humbur çdo lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë Kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, Presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me ‘Air Force One’, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës. Por ‘Air Force One’ nuk është përdorur kurrë për ‘Weekend’, për udhëtime boshe etj. Kjo është një çmenduri, tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelari i Austrisë, një vend minimumi dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me charter, por me linjë tregtare. 
Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare. Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer përpara themelimit të ‘Air Albania’, pra, ka marrë nga kompanitë e charterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. ‘Ismaili’ është një avion i ‘Albania Airline’, dhuratë, siç thotë ai, e Presidentit Erdogan.

Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave dhe të gjitha shpenzimeve të tjera që në një udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin duke rrezikuar jetën e tyre se nuk kanë mjete jetese në Shqipëri”,tha Berisha ndërsa bëri dallimin mes Kryeministrit Rama dhe tij kur ka qenë në qeveri.

“Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare dhe asnjë me klas të parë apo biznes-klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë charter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca biznesi, ku bileta e Kryeministrit shkonte maksimumi në 2 mijë euro apo 1500 euro dhe ka paguar secili biletën e vet.

Kryeministri me familjen e tij nuk ka udhëtuar kurrë dhe asnjëherë me charter. Dhe ato udhëtime me charter mund të jenë 6 raste, por asnjëherë delegacioni I kryeministrit dhe charteri bosh. Me bileta. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurën e kurrës vetëm delegacioni apo vetëm Kryeministri. Gjatë kohës që kam qenë Kryeministër ka ndodhur 1 apo 2 herë jam detyruar për arsye emergjente gjatë kohës që kam qenë President se ka pas një rast që duhej të paraqitesha diku. Nuk mundet Kryeministri, ja ku i ka linjat. Ku të duash shko. Rregulli ka qenë, merrnim linjat e orës 3 të natës dhe kthehemi me orën 12 të natës. Nuk ka asnjë vështirësi për kontinentin evropian. Mund të fluturoje nga Helsinki në Athinë brenda ditës, të tilla janë linjat”, tha dje Berisha duke akuzuar kreun e qeverisë se e ka përdorur avionin e shtetit për udhëtime me familjen në fundjavë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...