“Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë, - shkroi Meta në Fb. - Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën. Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit. Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!” ka theksuar Meta në përfundim.