Pyetjet dhe përgjigjet e plota të Berishës, dhënë gazetarëve sot në konferencën për shtyp

Premte, 04 November 2022 15:08

 

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, z. Sali Berisha, pyetjet dhe përgjigjet e plota dhënë gazetarëve.

Pyetje: A e ka menduar PD mënyrën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit? Me çfarë parash po i mbulon PD, gjithë aktivitetet që zhvillohen në kushtet kur financat e partisë i ka pala tjetër?


Sali Berisha: Partia Demokratike në të gjitha takimet e saj, përveç disa takimeve që ka zhvilluar në hotele dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis. Dhe kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta edhe nga “guvernatorja” se si kjo mund të ndodhë. Por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë, ia ofrojnë forcave politike për aktivitete dhe kjo është e vërteta e të gjitha atyre shpenzimeve.

Lidhur me pyetjen e parë, PD, gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe gjysmës së parë të këtij viti ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike, ndoshta të gjitha të marra së bashku. E ka bërë këtë sipas procedurave të Kushtetutës së saj ligjore dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve, të cilin proces kërkon ta minojë, ta shkelmojë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama. Përveç këtyre procedurave ka një vendim gjykate në të cilën gjykatësi ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, për logon, për vendimet e PD-së. Pra, gjithçka është e paligjshme, antikushtetuese, antidemokratike, thellësisht armiqësore, është përpjekje e Edi Ramës për t’i konfiskuar flamurin Partisë Demokratike, flamurin e pluralizmit politik.

Në këtë rast ju garantoj se Partia Demokratike rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Kaq, i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër, kemi problem vetëm me Edi Ramën, nuk e kemi me tjetër. Edi Rama kërkon në një akt prej burracaku, të ulët, që s’e bën dot përveçse ai me atë mendësi të etërve të tij xhelatë, të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipëri. Kjo është që e kemi me Edi Ramën.

Pyetje: Alibeaj deklaroi se forma që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit, është 50 përqind primare dhe 50 përqind sondazhe. Si i përgjigjeni kësaj kërkese?

Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet, por dy gjëra janë këtu: e para sondazhet nuk mund të zëvendësojnë votimet, sepse po të ishte kështu nuk shpenzoheshin qindra, miliona euro për zgjedhje në botë, por përcaktonin me sondazhe. E dyta, që të jem i sinqertë, të marrësh përsipër të sundosh për kandidatët në mbarë vendin, si standart duhet së paku të bësh gati 800 deri në 1 milionë euro, të cilat absolutisht nuk i kemi. Po edhe sikur t’i kishim, nuk mundet kurrsesi të barazohet vota me sondazhin.

Unë do të mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transparente, më të sigurt, më të lirë, por jo kërkesën se si të zëvendësojmë votën me poll. Siç e keni parë ju, unë jam gjithmonë skeptik, por nuk me pengon skepticizmi im këtu, sepse e kam shummë kollaj të them s’ju besoj edhe kaq. Por jo, nuk është ajo. Ka polle të zakonshme që bëhen, konvencionalet, e vërteta është që poll-et dixhitale në qoftë se bëhen me teknika të sakta, ato sot provohen më të saktat. Megjithatë në asnjë rrethanë, as poll-et dixhitale, as ato konvencionale nuk zëvendësojnë votën.

Të themi se hajde t’i bëjmë një modifikim, meqë statuti thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo anëtar dhe mbështetës i kësaj partie, voto!

Pyetje: Dje u shty çështja e bashkimit të 2 kuvendeve. Ka gjasa që në datë 10, përfaqësuesi ligjor i tyre të mos jetë sërish. A keni informacion, ka ndonjë qëllim tjetër kjo?

Sali Berisha: Gjithçka është makinacioni i Edi Ramës. Nuk kemi ne asnjë njeri tjetër në fokus, përveç Edi Ramës. Demokratët e kanë të qartë. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin e demokratëve. Ata, në kohën e duhur, do marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve.

Pyetje: Për bashkinë e Durrësit dhe të Elbasanit keni edhe 48 orë afat për dorëzimin e primareve, por deri tani asnjë kandidat nuk ka dorëzuar kandidaturën për primaret. Në rast se nuk do të ketë, si do të procedohet për zgjedhjen e kandidatit për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Atë që nuk sjell ora, e sjell dekika. Kështu që presim deri minutën e fundit, jam optimist.

Pyetje: Pse ju u nxitët demokratëve atë iluzionin për bashkimin kur e dinit që ata nuk duan bashkim, sepse nuk ju pranojnë juve për kryetar?

Sali Berisha: Partia Demokratike është një parti demokratike. Dhe unë ju them ju se nuk ka parti të vërtetë demokratike në botë në të cilën një pjesë e anëtarëve nuk e duan fare kryetarin. Pa diskutim, po të jetë një parti demokratike, është vetëm kështu. Jo të gjithë e duan, por e pranojnë për shkak të rregullave sepse normal ai grup ose anëtarë do donin një kryetar tjetër dhe në këtë kontekst, nëse kryetari mendon që ai detyrimishtt duhet të ketë dashurinë e të gjithë anëtarëve, ai është një joreal dhe një kryetar i rrezikshëm, jo i përshtatshëm. Kështu që në këtë kontekst e quaj gjënë më normale që të ketë anëtarë, drejtues, eksponentë të cilët nuk janë dakord me drejtimin e Sali Berishës apo me mënyrën se si e drejton dhe çfarë paraqet, por nga ana tjetër janë të detyruar në përputhje me statutin t’i përmbahen rregullave të kësaj partie.

Pyetje: Rama ka një luftë të hapur me median duke filluar me Top Channel dhe konfiskimin i Ora Neës.

Sali Berisha: Duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, unë u them shqiptarëve se nga të dhënat që kam deri tani, kjo që po ndodh në atë televizion, është absolutisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Dhe ajo që është shqetësuese shumë për mua është se kemi të bëjmë me një media.

Por shqetësimi i dytë i madh i imi është se kemi të bëjmë me një proces që mund të na çojë si “Agon Channel”. Nëse iu kujtohet, Edi Rama lëshoi një lumë akuzash për larje parash ndaj Françesko Beketit. Dhe Beketi mirë e bukur fitoi në mënyrë të merituar një gjobë Shqipërisë, taksapaguesve se Edi Rama nuk paguan asgjë. Jeton në një luks të papërmbajtur vetë. Mund të paguajmë ndonjë 100 milionë euro edhe për këtë TV, e cila siç më thonë burime të besueshme plotësisht ekspertësh, nuk ka atë bilanc që ia falsifikon Edi Rama me gjykatësit e tij, por ka të kundërtën; harrojnë se ai bilanc shkon në Strasburg, shkon në arbitrazhe dhe Shqipëria merr një ndëshkim të ri për shfrenimet e një njeriu që nuk kontrollon vetveten.

Pra, nëse ke probleme me pronarin, merr masa ndaj pronarit, por kur nuk ka fakte, shkon e merr median. Nuk jam dakord të merret media, aq më tepër kur unë kam të dhëna të sigurta se është vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin. Se gjykata ka zbatuar urdhër politik. Por ai gjykatës dhe Edi Rama, gjobën që do të marrë Shqipëria, do e paguajë në mënyrë personale. Janë arritur deri tani 400 milionë, do shkojnë 500– 600 milionë; absolutisht, ne do na ikë një pjesë e mirë e Buxhetit, gjoba për Edi Ramën.

Pyetje: A do krijoni ju frymë me protestën e 12 nëntorit duke nxjerrë në shesh qytetarët e Tiranës, sepse nuk mund të nxirrni Sarandën dhe Tropojën ku ka vetëm pleq? Cili është plani për të sjellë ndryshim në Shqipëri?

Sali Berisha: Në fakt ka një frymë urrejtjeje, revolte të papërmbajtur. Njerëzit me padurim po presin datën 12. Nuk e di, dilni ju nëpër rrugica dhe pyesni, merrni intervista, njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Është një situatë inkadeshente, më mirë se kushdo tjetër e ndjen Edi Rama që shkon dhe struket në strofulla. Dhe kur e pyet gazetari, pse thotë, Oso Kukë do bëhem unë?!

Pyetje: A bëntë problem për ju nëse Gjykata e Apelit nuk shprehet deri në 14 maj për çështjen e vulës së Partisë Demokratike? Sa shanse ka që opozita të fitojë zgjedhjet vendore duke dalë me kandidatë të veçantë?

Sali Berisha: Edi Rama është armik i ashpër i pluralizmit, është kopje identike e Spiro Kolekës, dajos së tij, i cili në datën 11 dhjetor kërkonte t’i fuste tanket dhe mitrolozët, pluralizmit politik. Kjo është e vërtetë, është me zë dhe figurë. Edi Rama tani, atë që s’e bëri dot dajo i tij, mendon ta bëjë tani. Por Edi Ramës i kujtoj se ka pasur edhe 20 shkurt dhe mos e provoko popullin demokrat. Të sigurtë, fitorja është, duket. Fitorja, unë shoh tisin e saj. Besoj e ndoqët debatin mbrëmë. Krahasoni atë tjetrin me këta të tre që u paraqitën. Si të krahasosh natën me ditën. Kështu që fitorja është e madhe shumë.

Pyetje: A do të jetë një protestë paqësore apo sikundër flitet, do të tentohet të merret godina e Kryeministrisë?

Sali Berisha: Se cili është skenari i protestës, do të shpaloset gjatë protestës. Ne natyrisht, i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.

Pyetje: Cilët janë diplomatët apo zyrtarët e përfshirë në korrupsion ndërkombëtar erotik?

Sali Berisha: Pse u ndale pikërisht ti tek ai erotik dhe nuk u ndale të politik dhe monetar? Unë thashë tre format. Është realitet dhe unë e them këtë me keqardhje. Por e them se do mbroj interesin e vendit tim. Dhe vendi im po shpërbëhet. Kombi im po shpërbëhet dhe asgjë s’më pengon mua të jem avokati i tij. E them me dhimbje, me keqardhje. Por është absolutisht realiteti 100 përqind.

Pyetje: Në kushtet kur pjesa tjetër e Partisë Demokratike po e zhvillon strukturën e saj, kandidatët e tyre do i trajtoni njësoj si kandidatët e Partisë Socialiste?

Sali Berisha: Nuk ekziston “një pjesë e Partisë Demokratike”, ekzistojnë individë të caktuar. PD-ja sot është më e fuqishme se kurrë në historinë e saj. Natyrisht, edhe njëherë, çështja, vula dhe flamuri, me gjykatë i është dhënë atij që i takon. Gjykatësi ka vendosur në mënyrë të qartë dhe kur vjen puna në një vendim administrativ nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin. Por çfarë ndodh? Edi Rama bën përpjekje in ekstremis për të përdorur gjykatës mercenarë të cilët arrijnë gjeri në një shkallë ekstreme ligësie, korrupsioni, krimi, duke shpallur palë atë që nuk mund të shpallet kurrë.

Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se nëse ka një mekanizëm, i cili mund të shkatërrojë çdo vendim gjyqësor mbi to, në vende të lira, është shpallja palë e atij që nuk është palë. Dhe kjo gjykatëse që ka kryer këtë veprim të shëmtuar juridik, dy muaj më parë, me të drejtë, ka hedhur poshtë kërkesën e PD për t’u konsideruar palë aty ku ajo nuk ishte palë. Njerëzit nuk kanë kuptuar se çfarë katastrofe për sistemin gjyqësor është precedenti i shpalljes palë i atij që nuk është palë. Nuk janë paraqitur në asnjë rast si palë. Është marrë vendimi dhe një dikush që nuk është palë e atakon si palë. Nuk ndodh në botë kjo, kjo ndodh vetëm në labirinthet skizoide të Edi Ramës, që nuk njeh parim moral. Kjo ndodh në Shqipëri, por ai do përballet personalisht me pasojat.

Pyetje: Mendoni se qëndron Lulzim Basha pas skenarit të Alibeajt për mënyrën e daljes në zgjedhje?

Sali Berisha: Tani, duhet të kuptohemi. Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtat e tij dhe ai në përputhje me të drejtat e tij mund të veprojë. Ne nuk mund t’i ndalojmë që të marrë vendimet që do. Në momentin kur nuk pranojnë të qëndrojnë si anëtarë të PD, të kandidojnë siç po ndodh, jo në një por në disa raste, ata bëjnë zgjedhjen e tyre. Unë nuk ia këshilloj kujt atë zgjidhje. Absolutisht secili prej tyre është i ftuar të kandidojë në rast se do, ose të propozojë atë që do. Ose të krijojnë fraksion siç e ka statuti. Secili bën zgjedhjen e tij, por asgjë nuk e pengon Partinë Demokratike për të fituar. S’po futem në histori të tjera me të se do detyrohem ndonjëherë, por ai është i rrjedhur komplet, ai tani ka zgjedhur si alternativë një fjalor ordineri dhe mashtrime ordineri. Sepse e sheh që është ne greminë, e sheh që po ecën drejt greminës dhe mendon se duke shpifur mund të ulë kundërshtarin. Shqiptarët nuk e duan ashtu, se për të sharë, fjalori është i përbashkët.

Pyetje: As opozita dhe askush nuk flet për konfiskimin e TV Ora. A është kjo një frikë apo një situatë normale kur brenda pak vitesh është media e dytë që kërcënohet?

Sali Berisha: Unë fola dhe opozita flet. Edhe mbrëmë kam shprehur mendimet e mia. Unë absolutisht jam për zbatimin e ligjit pa asnjë lloj hezitimi kudo, por konstatoj se këtu nuk po zbatohet, po shkelet ligji. Konstatoj se këtu po bëhet një hakmarrje primitive ndaj një medie dhe se taksapaguesit shqiptarët do jenë ata që do paguajnë faturën. Se jemi një vend anëtar i Këshillit të Europës dhe përveç kësaj është arbitrazhi. Kështu që këtu po shkelet çdo rregul në këtë rast.

Dhe është urrejtja patologjike. Është shfazuar fare me mediat tani. Imagjinoni ju, kur edhe Veliaj që zgjohej dhe errej me fjalën “rroftë Edi Rama”, s’e thotë dot më. Se iu vërsul dhe “Top Channel” tani. Ai ka një alergji ndaj fjalës së lirë. Opozita foli dhe do flasë, nuk pranon opozita ritorsione ndaj mediave dhe shkelje ligji. Shkelje të qarta të ligjit. Kam të dhëna të sakta se shpenzimet dhe fitimet nuk janë ato që pretendon gjykatësi, por janë ato që urdhëron Edi Rama, gjykatësin. Ky është problemi.

Tani secili përcakton qëndrimin, por unë këto që them, i them nga bindja ime. Në qoftë se qeveria do të bëjë përjashtim, le të bëjë një ligj në të cilin të lejojë se ata që janë të dënuar nuk kanë të drejtë gjithë jetën të kenë veprimtari ekonomike. Por kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Atëherë ky e bën këtë krejtësisht nga parimet e urrejtjes ndaj mediave, bashkë me Erion Velinë. Po me këto zgjedhje do të marrin përgjigje që të dy.

Faleminderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...