Në takimin me qytetarët në Tropojë, kryeministri Edi Rama doli jashtë kontrollit nga një qytetar i pranishëm.
Gjatë fjalës së tij, një qytetar i moshuar ka ndërhyrë duke thënë ‘Rama ik’, gjë e cila e ka acaruar kryeministrin duke urdhëruar truprojat ta nxjerrin jashtë.
Ky reagim i qytetarit erdhi pasi kryeministri po reagonte me kritika ndaj opozitës.
I moshuari: Rama ik! Rama ik!
Rama: Lali, ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim, ti je në ndikimin e lëndëve helmuese e luftarake. Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjerua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani.