Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se nuk do të tërhiqen nga primaret. Ai u ka bërë një thirrje të rinjve që të garojnë sa më shumë në këto primare.
“Sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primareve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.
Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tim dhe ju japin ju pushtet”.
Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare, në të cilat kanë vendosur të garojnë, dhe ju ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive të vendit.
Ndërkohë një seri departamentesh po krijohen, në të cilat një seri intelektualësh të rinj të fuqishëm kanë marrë drejtimin apo janë anëtarësuar në këto departamente. Ju siguroj se, ju garantoj se do keni një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare,” tha Berisha.