Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e datës 12 nëntor në orën 16:00.
“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërisë dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.
Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.
Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës".
“Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë,” tha Berisha.